Shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme, 12 masa arresti në Sarandë. Mes tyre policë e zyrtarë

Aksioni i Prokurorisë së Sarandës në goditje ndaj shpërdorimit të detyrës dhe ndërtimeve të paligjshme vijon më tej, ku përmes një njoftimi kjo prokurori bën të ditur se ka lëshuar 12 urdhra ekzekutimi.

26.05.2026. 15:06

Shpërdorim detyre dhe ndërtime të paligjshme, 12 masa arresti në Sarandë. Mes tyre policë e zyrtarë

Aksioni i Prokurorisë së Sarandës në goditje ndaj shpërdorimit të detyrës dhe ndërtimeve të paligjshme vijon më tej, ku përmes një njoftimi kjo prokurori bën të ditur se ka lëshuar 12 urdhra ekzekutimi. 

NJOFTIMI I PLOTE

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, lëshoi 12 urdhra ekzekutimi për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ dhe ‘Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë’, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim dhe ‘Ndërtimi i paligjshëm’ parashikuar nga nenet 248, 251, 25 dhe 50/h si dhe 199/a/4 të Kodit Penal.

Vendimi për caktimin e masave të sigurimit u dha për zyrtarë të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Bashkia Sarandë, punonjës të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe biznesmenë në fushën e ndërtimit, në vijim të hetimeve mbi procedimin penal nr.304 të vitit 2026.
Aktualisht u ekzekutuan masat e sigurimit për 4 prej personave nën hetim, konkretisht:
•B.T, me detyrë ish Shefi i Seksionit të Krimeve në Volum në Komisatriatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në shtëpi’, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës kryer më shumë se një herë;
•K.S, me detyrë Ndihmës specialisti i policimit në komunitet (inspektor) në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në burg’, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ kryer më shumë se një herë;
•K.SH, me detyrë Ndihmës specialisti i policimit në komunitet (inspektor) në Komisariatin e Policisë Sarandë, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në burg, i dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ kryer më shumë se një herë;
•A.P, pronar i Hotel “Oasis” ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit ‘arrest në burg’, i dyshuar për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’.
Aktualisht po punohet për ekzekutimit edhe të 8 masave të tjera të caktuara.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon hetimet për identifikimin e çdo rasti, dokumentimin e plotë të faktit penal dhe individualizimin e përgjegjësisë të çdo punonjësi të Komisatriatit të Policisë Sarandë por dhe çdo institucioni tjetër përgjegjës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)