Në fjalën e tij në konferencë rajonale të vendeve të Ballkanit perëndimor për sigurinë e pronës, kryeministri Edi Rama tha se teknologia na ka sjellë bekim përsa i përket çështjes së pronave.
"Kjo konferencë e rëndësishme lidhur me një temë të ndjeshme për ne në Shqipëri përkon me një moment të rëndësishme, që ka të bëjë me fundin e fazës 1 të negociatave Shqipëri-BE dhe nisjen e fazës tjetër, pra mbylljen e kapitujve,.
Siç mund ta keni të qartë, përmbushja e piketave të dnërmjetme nga Shqipëria dhe përcaktimi i piketave përmbyllëse është element shumë thelbësor sidomos grupkapitujve të themelorëve.
Transformimi digjital është një element përcaktues sa I përket ritmit dhe shpejtësisë së procesit. Për vende si i yni teknologjia e re na ka sjellë bekim të re dhe na ka lejuar të bëjmë hapa që nuk do t’i bënim dot. Na lejon gjithashtu të përfitojmë nga avantazhet e kalimit nga një epokë e progresit linear, në atë eksponencial.
Sa për çështjen komplekse në Shqipëri, pronat, nuk ka një vend në rajon ku një çështje si prona është më me vështirësi.
Kalimi nga një vend me pronë tërësisht shtetërore, ku prona private nuk lejohej dhe nuk lejohej as të ëndërroje një automjet privat, kaluam në një fazë ku shteti humbi kontrollin mbi territorin dhe pati një bum demografik pas rënies të regjimit komunist. Kjo ndikoi në perceptimin e pronës", tha Rama.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)