Regjisori i njohur Petri Bozo, është arrestuar pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e së hënës në fshatin Mengël të Elbasanit, ku humbi jetën një fëmijë vetëm 7 vjeç.
Aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 në aksin nacional “Elbasan–Librazhd”, pranë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”. Sipas burimeve, automjeti që drejtohej nga Bozo përplasi të miturin, i cili për pasojë humbi jetën.
Në dëshminë e dhënë para uniformave blu, regjisori ka deklaruar se nuk ka qenë duke lëvizur me shpejtësi, por hetuesit dyshojnë se shpejtësia mund të ketë qenë një nga faktorët që ndikuan në aksident.
Mësohet se 7-vjeçari kishte shoqëruar motrën në shkollë së bashku me nënën e tij, ndërsa vetë do të zhvillonte mësimin pasdite në të njëjtin institucion arsimor. Pas lënies së vajzës në shkollë, nëna dhe djali po lëviznin drejt një dyqani aty pranë, kur dyshohet se i mituri është shkëputur nga dora e saj dhe ka dalë në rrugë, ku është përplasur nga automjeti.
Dinamika e plotë e ngjarjes mbetet ende e paqartë, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për të dokumentuar me saktësi rrethanat e aksidentit që i mori jetën të miturit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)