Presidenti Begaj pritet nga Papa Leon XIV: Shqiptarët e kanë ruajtur në shpirt besimin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Vatikan ku u takua me Atin e Shenjtë.

26.05.2026. 10:35

Presidenti Begaj pritet nga Papa Leon XIV: Shqiptarët e kanë ruajtur në shpirt besimin

Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Vatikan, ku u prit në një audiencë dhe nga Papa Leone XVI.

Kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, teksa në takim u diskutua dhe për çështje të besimit dhe persekutimit të klerikëve dhe besimtarëve të krishterë në periudhën e komunizmit në Shqipëri.

“Shqipëria ka vuajtur në mënyrë të tmerrshme nga ndalimi i besimit gjatë regjimit komunist. Në atë periudhë, por dhe në shekuj më të hershëm, shqiptarët e kanë ruajtur në shpirt besimin në Zot dhe e kanë ushtruar atë duke rezistuar me qëndresë deri në martirizim”, tha Begaj.

Presidenti Begaj ftoi Papa Leonen XIV për të zhvilluar një vizitë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë që ka për vendin tonë një vizitë e tillë.

Më tej, Begaj zhvilloi një takim me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, ku u diskutuan zhvillimet ndërkombëtare me vëmendje të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)