Arrestohet në Spanjë 49-vjeçari i kërkuar për trafik droge

Kevin Margjoni është lokalizuar në Spanjë, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza të rënda që lidhen me veprimtarinë kriminale në kuadër të një grupi të strukturuar.

26.05.2026. 10:21

Arrestohet në Spanjë 49-vjeçari i kërkuar për trafik droge

Një tjetër operacion i koordinuar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh.

49-vjeçari Kevin Margjoni është lokalizuar në Spanjë, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza të rënda që lidhen me veprimtarinë kriminale në kuadër të një grupi të strukturuar.

Sipas policies, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ndaj tij, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Margjoni akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Autoritetet shqiptare dhe ato spanjolle po vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku do të përballet me drejtësinë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)