Pas shtyrjes sërish të seancës ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, avokati i tij Plarent Ndreca ka folur për kthimin e çështjes në Gjykatën e Lartë, për të cilët tha se pret të arsyetohet vendimi, për të mos bërë deklarata të nxituara.
“Nuk e komentoj dot sepse kam të njëjtin informacion që keni ju. Do pres të arsyetohet vendimi. Kur të arsyetohet vendimi atëherë kam një panoramë të qartë.
Edhe njëherë, duhet të jemi rezervuar për shkak të faktit se nuk e kam arsytimin dhe nëse unë bëj deklaratat të nxituara pa pasur arsyetime mendoj që nuk i shërben çështjes. Ne kemi bërë një seri kërkesash.
Kërkesa është publike, ju është vënë në dispozicion dhe ju, por duhet të jemi i saktë dhe shumë profesional në deklarimin, në kuptimin që pasi të marr arsyetimin atëherë mund të shprehem qartësisht se çfarë ka vendosur gjykata. Kjo është kërkesë për zëvendësim mase e cila është shqyrtuar nga gjykata e shkallës së parë dhe Apelit dhe presim Gjykatë të Lartë", tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)