I nxehtë i pazakontë në Evropë, 7 viktima nga temperaturat e larta

Në Spanjë temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë, ndërsa në Itali autoritetet kanë kufizuar punën në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Burimi: The Guardian

26.05.2026. 14:00

I nxehtë i pazakontë në Evropë, 7 viktima nga temperaturat e larta

Një valë e pazakontë dhe ekstreme të nxehti ka goditur Francë dhe disa vende të tjera të Europës Perëndimore, duke shkaktuar të paktën 7 viktima dhe temperatura rekord për muajin maj.

Sipas autoriteteve franceze, 5 prej viktimave humbën jetën teksa hynin për t’u freskuar në dete apo lumenj, ndërsa dy të tjerë vdiqën si pasojë direkte e temperaturave të larta.

Një grua humbi jetën nga hipertermia gjatë një gare sportive në Lyon, ndërsa një 53-vjeçar pësoi arrest kardiak gjatë një gare vrapimi në Paris.

Shërbimi meteorologjik francez raportoi se temperatura më e lartë arriti në 37.1 gradë Celsius në jugperëndim të vendit, ndërsa mesatarja kombëtare e temperaturave theu rekordin historik të vendosur që në vitin 1944.

Edhe Mbretëria e Bashkuar regjistroi ditën më të nxehtë të muajit maj në histori, me 34.8 gradë Celsius në Londër. Në Spanjë temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë, ndërsa në Itali autoritetet kanë kufizuar punën në ambiente të hapura gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Ekspertët e klimës e cilësojnë fenomenin si të paprecedentë për këtë periudhë të vitit. Sipas meteorologëve, vala e të nxehtit është shkaktuar nga një “kupolë nxehtësie”, ku ajri i nxehtë nga Maroku është bllokuar mbi Europë nga presioni i lartë atmosferik.

Autoritetet paralajmërojnë se temperaturat ekstreme mund të zgjasin edhe disa ditë të tjera, ndërsa shkencëtarët lidhin fenomenin me ndryshimet klimatike dhe rritjen globale të temperaturave.

Ekspertët e klimës e cilësojnë fenomenin si të paprecedentë për këtë periudhë të vitit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)