Operacioni i “drag queen”, policët vishen si femra për të kapur trafikantin

Pas arrestimit, policët publikuan edhe një foto në stacionin e policisë, ku shfaqeshin ende të veshur me kostumet e vallëzimit pranë të arrestuarit.

Burimi: Daily Mail

26.05.2026. 09:48

Operacioni i “drag queen”, policët vishen si femra për të kapur trafikantin

Policia në Tajlandë ka arrestuar një të dyshuar për shitje droge, duke përdorur një mënyrë të pazakontë kamuflimi, oficerët u maskuan si një trupë vallëzimi trans gjatë një festivali në provincën Lopburi.

Sipas autoriteteve, 5 policë meshkuj dhe një police femër u veshën me kostume shumëngjyrëshe dhe u shtirën si pjesë e një trupe vallëzimi femërore, me qëllim që t’i afroheshin pa dyshime të dyshuarit.

Gjatë operacionit, policia e ndaloi të dyshuarin dhe i gjeti mbi 50 tableta metamfetamine, si dhe rreth 200 qese plastike që dyshohet se përdoreshin për paketimin dhe shitjen e drogës. Po ashtu, u sekuestrua edhe një telefon celular që dyshohet se përdorej për organizimin e një rrjeti të paligjshëm lojërash fati.

Pas arrestimit, policët publikuan edhe një foto në stacionin e policisë, ku shfaqeshin ende të veshur me kostumet e vallëzimit pranë të arrestuarit. Ata e shoqëruan foton me një koment humoristik, duke thënë se “nuk donin të humbnin kostumin me qira”.

Autoritetet kujtuan se kjo nuk është hera e parë që policia tajlandeze përdor maskime të pazakonta për të kapur të dyshuar, pasi më herët kanë përdorur edhe kostume dragoi gjatë një operacioni tjetër në Bangkok.

Operacioni është vlerësuar gjerësisht në rrjetet sociale për kreativitetin e tij në luftën kundër krimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)