Tërmet i fuqishëm në Kili, raportohen dëme në disa zona

Tërmeti i parë është pasuar nga disa paslëkundje të tjera me magnitudë më të ulët.

Burimi: Reuters

26.05.2026. 08:42

Tërmet i fuqishëm në Kili, raportohen dëme në disa zona

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter goditi veriun e Kilit pasditen e së hënës, duke shkaktuar shqetësim në zonat pranë kufirit me Argjentinën dhe Bolivinë.

Sipas Shërbimit Amerikan për Monitorimit Gjeologjik, lëkundjet sizmike u regjistruan në orën 17:52 sipas orës lokale dhe kishin një thellësi fokale prej rreth 119.7 kilometrash.

Edhe EMSC konfirmoi magnitudën 6.7 të tërmetit, duke bërë të ditur se epiqendra ndodhej rreth 16 kilometra në lindje të qytetit Calama, në veri të Kilit.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa zona përreth, përfshirë rajone pranë kufijve me Argjentinën dhe Bolivinë, por deri tani autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të mëdha materiale.

Institucionet lokale të emergjencës po monitorojnë situatën, ndërsa pritet një bilanc më i plotë në orët në vijim, ndërkohë që tërmeti i parë është pasuar nga disa paslëkundje të tjera me magnitudë më të ulët.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)