Irani ndryshon “vendstrehim”, do të qëndrojë në Meksikë gjatë Kupës së Botës

Ndërkohë, ministri iranian i Sportit, Ahmad Donyamali, deklaroi se presidenti i FIFA-s ka garantuar se lojtarët iranianë do të pajisen me viza për hyrjen në SHBA.

Burimi: BBC

26.05.2026. 09:21

Irani ndryshon “vendstrehim”, do të qëndrojë në Meksikë gjatë Kupës së Botës

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum bëri me dije se qeveria meksikane ka pranuar që kombëtarja e Iranit të qëndrojë në territorin e saj gjatë Kupës së Botës 2026, pasi Shtetet e Bashkuara nuk dëshironin që ekipi iranian të akomodohej në SHBA.

Sheinbaum deklaroi se kërkesa kishte ardhur nga FIFA, pasi autoritetet amerikane kishin shprehur rezerva për praninë e ekipit iranian në territorin e tyre për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe çështjeve të sigurisë.

“Nuk kemi asnjë arsye t’u mohojmë mundësinë për të qëndruar në Meksikë. SHBA nuk dëshiron që skuadra iraniane të kalojë natën atje, por ata do të luajnë tre ndeshje në territorin amerikan”, tha presidentja meksikane.

Më vonë, FIFA konfirmoi se baza stërvitore e Iranit gjatë Kupës së Botës do të jetë në “Centro Xoloitzcuintle” në qytetin Tijuana.

Fillimisht, Irani kishte planifikuar të vendosej në Tucson, pasi të tre ndeshjet e tij do të zhvillohen në SHBA. Kombëtarja iraniane do të përballet me Zelandën e Re më 15 qershor dhe Belgjikën më 21 qershor në Los Angeles, ndërsa më 26 qershor do të luajë kundër Egjiptit në Seattle.

Ndërkohë, ministri iranian i Sportit, Ahmad Donyamali, deklaroi se presidenti i FIFA-s ka garantuar se lojtarët iranianë do të pajisen me viza për hyrjen në SHBA.

Megjithatë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajmëroi se persona me lidhje me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit mund të përballen me kufizime hyrjeje në SHBA.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)