Turneu Masters i Peshëngritjes mbledh sportistë nga Shqipëria dhe Europa buzë Adriatikut
Në aktivitetin në Durrës, morën pjesë disa prej sportistëve pretendues në garat kontinentale, ndërsa vëmendje të veçantë mori edhe gara e veteranëve, ku u spikat rikthimi në pedanë i sportistëve në moshë të thyer.
Turneu Masters i Peshëngritjes u zhvillua këtë javë buzë bregdetit të Adriatikut, duke mbledhur dhjetëra sportistë shqiptarë dhe të huaj në një event ndërkombëtar të organizuar nga Federata Ballkanike e Peshëngritjes.
Në aktivitetin në Durrës, morën pjesë disa prej sportistëve pretendues në garat kontinentale, ndërsa vëmendje të veçantë mori edhe gara e veteranëve, ku u spikat rikthimi në pedanë i sportistëve në moshë të thyer. Mes tyre ishte edhe 81-vjeçari Kozma Qeraxhiu, i cili u përshëndet me duartrokitje nga publiku për performancën e tij simbolike.
Foto: Federata e Peshëngritjes
Në turne ishte e pranishme edhe skuadra e Köln nga Gjermania, e cila solli një grup sportistësh dhe trajnerësh, duke rritur nivelin ndërkombëtar të garës dhe shkëmbimin sportiv mes vendeve pjesëmarrëse.
“Ky turne është një dëshmi e rritjes së peshëngritjes Masters në rajon dhe një mundësi e madhe për sportistët veteranë dhe të rinjtë që të garojnë së bashku”, tha Presidenti i Federatës Ballkanike të Peshëngritjes, Elez Gjoza.
Foto: Federata e Peshëngritjes
“Për ne është një eksperiencë shumë e vlefshme. Niveli i garës është i mirë dhe mikpritja këtu është e shkëlqyer”, tha trajneri i Köln, Hermann Fritz.
Turneu Masters i Peshëngritjes, ku morën pjesë rreth 30 sportistë, është zyrtarisht i licencuar nga Federata Botërore e Peshëngritjes, duke i dhënë aktivitetit status ndërkombëtar dhe rëndësi në kalendarin sportiv të disiplinës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në rrethimin e një kantieri ndërtimi. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3.40 në bulevardin "Nënë Tereza" në Kamëz.
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për opozitën, duke i cilësuar si molotovarë që donin të digjnin Shqipërinë, ka reagua kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
Një studim i famshëm i vitit 1960, i botuar fillimisht në revistën Science, ka gjeneruar diskutime ditët e fundit. Ai hipotezon një datë të saktë për fundin e botës: të premten, 13 nëntor 2026. U llogarit nga fizikani austriak Heinz von Foerster.
Drogë, alkool dhe celularë janë gjetur gjatë një kontrolli blic në burgun e Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se në trupin e njërit prej të burgosurve u konstatuan pesë qese të vogla të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e poshtme të një bluzeje.
I pari që do t’i thotë lamtumirë kuqezinjve mund të jetë drejtori ekzekutiv Giorgio Furlani, i ndjekur më pas nga drejtori sportiv Igli Tare, kreu i vëzhgimit Moncada dhe trajneri Massimiliano Allegri.
Ylli argjentinas Lionel Messi pësoi një dëmtim para Kupës së Botës, duke kërkuar të zëvendësohej gjatë ndeshjes së Inter Miami në Major League Soçer të dielën.
Fitorja për Kimi Antonelli dhe tërheqja për shokun e skuadrës së Mercedes, George Russell e vendos atë 43 pikë përpara në krye të kampionatit të pilotëve. Ishte një luftë e madhe midis tij dhe Russell, por a do të kishte dalë në krye nëse britaniku do të kishte qëndruar në garë?
45-vjeçari u lëndua në trazirat që shpërthyen këtë pasdite midis tifozëve të Juventusit dhe Torinos përpara derbit që mbyll sezonin e Seria A dhe u transferua fillimisht në Spitalin Mauriziano, pastaj në Qendrën e Traumës Ortopedike.
Elbasani ngjitet në kuotën e 34 pikëve, po aq sa Egnatia, dhe gjithçka do të vendoset në javën e fundit. Verdheblutë duhet të fitojnë ndaj Vllaznisë dhe njëkohësisht të shpresojnë që Egnatia të ndalet nga Dinamo.
Në garën për mbijetesë, Tottenham arriti të shmangë katastrofën. Londinezët fituan minimalisht 1-0 ndaj Evertonit dhe siguruan qëndrimin në elitë. Nga ana tjetër, West Ham, Burnley dhe Wolves nuk ia dolën të mbijetojnë dhe sezonin e ardhshëm do të luajnë në Championship.
Sipas mediave greke 34-vjeçari ka pësuar lëndime shumë të rënda në kokë dhe gjendja e tij konsiderohet kritike nga mjekët e kujdesit intensiv në Spitalin Universitar të Janinës.
Futbollisti i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Lazio pas pesë vitesh me fanellën e kaltër. Roma do të jetë pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe uroj që Lazio të kthehet atje ku e meriton të jetë, është shprehur futbollisti në postimin e tij.
Komente (0)