SPAK godet edhe në Dubai, arrestohen 5 shqiptarë

Pesë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Dubai, në kuadër të një operacioni të koordinuar mes Interpol Tirana dhe autoriteteve në Abu Dhabi.

25.05.2026. 16:27

Operacioni i koduar “The Wanted” u zhvillua pas shkëmbimit të informacionit mes strukturave ligjzbatuese, ndërsa personat e arrestuar kërkoheshin nga SPAK për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, katër prej tyre, konkretisht shtetasit K.Q., 44 vjeç, Sh.K., 44 vjeç, I.L., 30 vjeç dhe A.P., 38 vjeç, dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë, shtetasi M.C., 34 vjeç, akuzohet për mashtrim kompjuterik.

Autoritetet shqiptare bëjnë me dije se vijon bashkëpunimi me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe edhe për verifikimin e një tjetër shtetasi shqiptar që ndodhet në Dubai dhe dyshohet se përdor dokumente false.

Interpol Tirana po punon për përfundimin e procedurave të ekstradimit të pesë të arrestuarve drejt Shqipërisë, ku pritet të përballen me drejtësinë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)