Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën e kësaj të hëne ka folur për kohën televizive që ka opozita në ekranet shqiptare. Ai akuzon qeverinë se po e censuron opozitën.
"Në qoftë se hyni dhe monitoroni, rezultati është tipik i një diktature autoritare. Ndërkohë, ligjet e medieve, që kanë në themel parimin par condicio, kërkojnë të njëjtën kohë për të dy palët në media.
Por ky parim zbatohet në vende demokratike. Zbatohet në vende me pluralizëm politik. Nuk zbatohet kurrë në diktatura autoritare dhe aq më pak në narkodiktatura. Ndaj dhe unë, sigurisht nuk do ndalem t’u lexoj ju para shqiptarëve të gjithë monitorimin e çdo emisioni lajmesh të këtyre medieve, por disa po", tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)