Pasuritë e krimit po u kthehen qytetarëve tha ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në konferencën "Nga konfiskimi tek e mira publike". Ai tha se lufta ndaj krimit nuk mjafton vetëm me arrestime dhe dënime, por edhe heqjen e fuqisë financiare organizatave kriminale.
"Sot flasim për drejtësi, për shtet dhe për besim publik. Krimi i organizuar nuk ndërton vetëm rrjete kriminale, por krijon fuqi ekonomike, korrupton dhe godet besimin e qytetarëve tek shteti", tha Lamallari.
Ministri i Brendshëm shtoi se gjatë vitit 2025 janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 61 milionë euro, teksa mjaft të tjera ndodhen në administrim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)