Një shpërthim tritoli është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Kinostudios në Tiranë. Mësohet se sasia e eksplozivit ëshë vendosur në një market në katin e parë të një pallati.
Sipas të dhënave të para nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur dhe shkaqet. Janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë ku dallohet një person që vjen në këmbë pranë marketit dhe vendos lëndën plasëse.
NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 04:15, në rrugën “Ramazan Gaxheri”, në pjesën e jashtme të marketit në pronësi të shtetasit L. L., dyshohet se te motori i kondicionerit, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.
Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)