Ishin duke pirë kafe, 60-vjeçari plagos shokun me thikë

Një person është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm nga shoku i tij teksa ishin duke pirë kafe në lokal. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kombinat në kryeqytet.

25.05.2026. 10:06

Pas një debati mes tyre, njëri prej 60-vjeçarëve ka nxjerrë thikën dhe ka plagosuyr shokun, ndërsa dyshohet se mund të kenë qenë në efektin e alkoolit. 

Autori sakaq, është arrestuar nga policia pë të përcaktuar motivet e sakta të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 25.05.2026, rreth orës 08:50, është paraqitur në spital, i dyshuar i dëmtuar me mjet prerës, shtetasi A. A., 61 vjeç, banues në Kombinat, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe  arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit E. M., 55 vjeç, banues në Kombinat.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)