SPAK e pushoi çështjen, GJKKO kthen dosjen ndaj ish kreut të KPP-së, Jonaid Myzyraj

GJKKO nuk e ka pranuar kërkesën e SPAK për pushim të çështjes ndaj ish kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyraj.

25.05.2026. 11:47

Organi i akuzës kishte kërkuar pushimin e procedimit për një nga episodet penale ku Myzyraj akuzohej për “shkelje të barazisë në tendera”. Megjithatë, gjykata ka vlerësuar se kërkesa nuk duhet pranuar dhe ka vendosur kthimin e dosjes për hetime të mëtejshme.

Sipas vendimit, SPAK-ut i jepen 45 ditë kohë për të kryer një akt-ekspertim dhe për të plotësuar hetimet lidhur me çështjen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)