Telefona të fshehur në dushe e lavanderi, kontroll blic në burgun e Shkodrës

Kontrollet në burgjet e vendit vijojnë me rigorozitet, duke zbuluar sende që nuk lejohen në ambientet e vuajtjes së dënimit. Së fundmi, në gjatë kontrollit në burgun e Shkodrës, në lavanderi dhe në dushe janë gjetur të fshehur telefonë.

25.05.2026. 11:59

Telefona të fshehur në dushe e lavanderi, kontroll blic në burgun e Shkodrës

Kontrollet në burgjet e vendit vijojnë me rigorozitet, duke zbuluar sende që nuk lejohen në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Së fundmi, në gjatë kontrollit në burgun e Shkodrës, në lavanderi dhe në dushe janë gjetur të fshehur telefonë.

Gjatë kontrollit në godinën 2 u gjetën 3 aparate celularë. Konkretisht në ambientet e dusheve u gjet 1 aparat celular i markës Xiaomi.

Ndërkohë, në lavanderi u gjetën, 1 aparat celular Nokia dhe 1 celular Iphone së bashku me dy fisha karikimi.

Për rastin janë hartuar raportet përkatëse të incidentit dhe procesverbalet e bllokimit, ndërsa është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për ndjekje të mëtejshme të procedurave.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)