Tramvaji në Beograd del nga shinat dhe përplaset me një ndërtesë, mbi 10 të plagosur

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:30 të mëngjesit dhe raortohet se të paktën 10 pasagjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve dhe gjendja e tyre shëndetësore.

Burimi: Newsmax Balkans

25.05.2026. 12:55

Tramvaji në Beograd del nga shinat dhe përplaset me një ndërtesë, mbi 10 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Beogradit, në zonën e Dorcolit, ku një tramvaj doli nga shinat dhe u përplas me një ndërtesë në kryqëzimin e rrugëve Cara Dushana dhe Kniçaninova.

Sipas informacioneve paraprake të raportuara nga mediat serbe, disa persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa të tjerë kanë pësuar tronditje nga incidenti. Në vendngjarje ndodhen ekipe të shumta të ambulancës dhe policisë, të cilat po merren me evakuimin dhe trajtimin e të lënduarve.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:30 të mëngjesit dhe raortohet se të paktën 10 pasagjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve dhe gjendja e tyre shëndetësore.

“Ekipet tona po i trajtojnë të lënduarit në vendin e aksidentit dhe po i transportojnë në Qendrën e Emergjencës”, deklaruan shërbimet e urgjencës për mediat lokale.

Si pasojë e aksidentit, lëvizja e tramvajit në këtë pjesë të qytetit është pezulluar, ndërsa qarkullimi i automjeteve është ngadalësuar ndjeshëm.

Sipas raportimeve, tramvaji u përplas me vitrinën e një ndërtese që i përket Fondacionit Mozzart, duke hyrë pjesërisht në ambientet e lokalit. “Njerëzit ishin të frikësuar. Tramvaji hyri rreth gjysmë metri në vitrinën e dyqanit tonë. Për fat të mirë, nuk kishte punonjës në atë pjesë të lokalit në momentin e aksidentit. Dy koleget tona ndodheshin në katin sipër dhe shpëtuan pa lëndime. Tragjedia u shmang për pak”, tha një punonjës i Fondacionit Mozzart.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)