Kishte 3 armë dhe granata, shqiptari plagoset pas përleshjes së armatosur me policinë greke
Ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një përleshjeje me armë në zonën e Mikrolimanos, në Athinë, gjatë një operacioni të forcave speciale të policisë greke kundër një grupi të dyshuar për gjobëvënie.
Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një përleshjeje me armë në zonën e Mikrolimanos, në Athinë, gjatë një operacioni të forcave speciale të policisë greke kundër një grupi të dyshuar për gjobëvënie. Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur efektivët e njësisë anti-krim tentuan të ndalonin një person të dyshuar.
Foto: Protothema
Policia pretendon se gjatë ndërhyrjes, i dyshuari nxori armën dhe pasoi një shkëmbim zjarri mes tij dhe forcave të sigurisë. Si pasojë e të shtënave, shqiptari i identifikuar me emrin “Titi” mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spitalin Atikon, ku ndodhet nën mbikëqyrjen e policisë.
Foto: Protothema
Sipas autoriteteve greke, ai rezulton në sistem me disa identitete të ndryshme, ndërsa hetuesit po verifikojnë të shkuarën e tij kriminale dhe lidhjet e mundshme me grupe të organizuara. Ngjarja ndodhi në orën 5:30 të mëngjesit, pranë distriktit të Pireut. Gjatë përballjes me autoritetet, pretendohet se i dyshuari me origjinë shqiptare i ka drejtuar forcave të policisë, të përbërë nga 8 efektivë, njërën prej tre armëve që kishte në zotërim.
Foto: Protothema
Siç u zbulua, armatimi i tij i rëndë përfshinte një karikator me 30 fishekë. Gjithashtu, policia greke njoftoi se pranë vendit të ngjarjes ka gjetur edhe një çantë me gjashtë granata difensive, të cilat dyshohet se i përkisnin personit të përfshirë në incident.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Lushnjës konfirmon se zjarri në tregun e fruta perimeve ka qenë i qëllimshëm. Në kërkim është shpallur një person nga Durrësi, që në pamjet filmike duket bashkë me një tjetër që ndez zjarrin dhe largohet.
Mountbatten-Windsor, atëherë Princi Andrew, u bë përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për tregtinë dhe investimet ndërkombëtare në vitin 2001, por dha dorëheqjen 10 vjet më vonë.
Republika Demokratike e Kongos ka anuluar kampin stërvitor para Kupës së Botës në kryeqytet, Kinshasa, për shkak të një shpërthimi të Ebolës në lindje të vendit.
Një nga videot, e regjistruar në vitin 2022, tregon një objekt të paidentifikuar në formë “cigareje” ose sfere që lëviz mbi një rrugë në zonën e operacioneve të Komandës Qendrore Amerikane.
Incidenti ka shkaktuar tension dhe ndërprerje të përkohshme të aktivitetit në sallën parlamentare, ndërsa kolegët dhe deputetët e pranishëm kanë ndjekur me shqetësim situatën.
Një tentativë për futjen e drogës brenda Burgut të Dubravës në Kosovë është parandaluar nga autoritetet korrektuese, pas një kontrolli të detajuar të realizuar në hyrje të institucionit.
Duke mbajtur një kapelë të stërvitjes, Erdogan përshëndeti audiencën e përzier të 1,300 ushtarëve nga e gjithë bota dhe shprehu gëzimin e tij që ishte me ta.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka bërë të ditur procedurat që duhet të ndjekin votuesit për realizimin e votës përmes postës.
Komente (0)