I shoqëruar në proces nga bashkëshortja, momenti kur Sali Berisha voton për veten
E vlerësoi procesin si shembullor, duke këmbëngulur se në mënyrë demoratike referendale, anëtarët shprehin besimin ose vullnetin e tyre për kryetarin apo kundër tij. Ftoi të gjithë demokratët që nuk kanë votuar, të përmbushin detyrimin statutor.
Pak përpara mesdite, Sali Berisha iu drejtua kutive të votimit në procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. Ai u paraqit në qendrën e votimit i shoqëruar nga bashkëshortja Liri Berisha.
Me kartën e identitetit në dorë, fillimisht Berisha gjeti emrin e tij në listë. Më pas firmosi procesverbalin për marrjen e fletës së votimit dhe iu drejtua dhomës së fshehtë.
Foto nga video
Më pas, fletën në të cilën ndodhej vetëm emri i tij gjatë procesit zgjedhor brenda PD-së e hodhi i buzëqeshur në kutinë e votimit. Përpara se të largohej, Sali Berisha bëri edhe simbolin tradicional me dy gishta lart, duke pozuar për kamerat dhe fotografët e pranishëm.
Ai foli për mediat, duke e vlerësuar procesin. “Përshëndes të gjithë demokratët dhe demokratet që kanë votuar në mbarë Shqipërinë në një proces shembullor. Ky është një proces në të cilin në mënyrë demoratike referendale, i shprehin besimin ose vullnetin e tyre për kryetarin apo kundër tij. Ftoj të gjithë demokratët e tjerë që nuk kanë votuar, të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor”, tha Berisha.
Ai komentoi edhe ish-deputetin Ervin Salianji dhe akuzuat e tij për përjashtim: “Përpëlitjet e një përfaqësuesi të botës së krimit nuk mundet me asgjë ta përlyejë këtë proces, që është më demokrati në Shqipëri. Ata nuk kanë dhe nuk do të kenë kurrë vend në këtë parti. Ndarja jonë me botën e krimit është ndarje për jetë a vdekje. Askush nuk mund të mendojë të konsiderojë si fuqi në këtë parti fuqinë e krimit”, deklaroi Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një nga videot, e regjistruar në vitin 2022, tregon një objekt të paidentifikuar në formë “cigareje” ose sfere që lëviz mbi një rrugë në zonën e operacioneve të Komandës Qendrore Amerikane.
Hetimet zbuluan se sistemi funksiononte 24 orë në ditë përmes serverëve virtualë të vendosur në Itali, duke kopjuar dhe rishpërndarë kodet e aksesit çdo tre minuta.
Sipas AKSK, qëllimi i këtij sulmi phishing është vjedhja e të dhënave personale, kredencialeve të aksesit dhe informacioneve të tjera sensitive të përdoruesve.
Incidenti ka shkaktuar tension dhe ndërprerje të përkohshme të aktivitetit në sallën parlamentare, ndërsa kolegët dhe deputetët e pranishëm kanë ndjekur me shqetësim situatën.
Në total janë thirrur për të marrë pjesë 51,737 anëtarë me të drejtë vote. Procesi po vijon pa probleme dhe me pjesëmarrje aktive nga anëtarësia, ndërsa rezultatet dhe përditësimet e radhës do të publikohen në intervale të rregullta.
Sipas ish-deputetit, kur “gara kufizohet dhe alternativa përjashtohet”, demokratët po reagojnë përmes votës së tyre simbolike, duke shprehur qëndrime të ndryshme brenda procesit.
Në daljet e tyre publike gjatë procesit, as deputeti Eno Bozdo dhe as përfaqësuesi tjetër i PD-së, Ivi Kaso nuk i janë përgjigjur këmbënguljes së gazetarëve për të ditur shifrën e saktë.
Katër të dënuar kanë hyrë në dhomën ku ndodhej pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction” dhe e kanë goditur fizikisht, duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike. Konflikti dyshohet se është nxitur nga një tjetër i arrestuar, i arrestuar për shpërndarje droge.
Kreu aktual i PD-së e ka cilësuar procesin si një referendum për drejtimin e partisë, duke theksuar më herët se zgjedhjet janë ndër më demokratiket dhe më transparentet në historinë e selisë blu.
Gjatë qëndrimit 4-ditor, kryeministri zhvilloi takime dhe aktivitete zyrtare me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik, teknologjik dhe tërheqjen e investimeve.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në 18:00 në të gjitha degët e PD-së në qarqe dhe rrethe të vendit. Këtë herë, votat do të numërohen nëpër degët lokale dhe jo në selinë qendrore të partisë në Tiranë.
Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët priten kryesisht në zonat malore të lindjes së vendit, duke nisur nga mesdita deri në orët e vona të pasdites.
Komente (0)