Anëtarët e Partisë Demokratike do t’i drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhjen e kryetarit të partisë për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Në këtë proces zgjedhor, në garë është vetëm Sali Berisha, i cili e ka cilësuar votimin e 23 majit si një referendum për drejtimin e tij në krye të demokratëve.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në 18:00 në të gjitha degët e PD-së në qarqe dhe rrethe të vendit. Gjatë periudhës parazgjedhore, Komisioni i Zgjedhjeve në PD përjashtoi disa emra që kishin shfaqur interes për të kandiduar përballë Berishës, mes tyre Ervin Salianji, Evi Kokalari, Vladimir Mulaj, Alesia Balliu dhe Mereme Sela.
Ndryshe nga proceset e kaluara, këtë herë votat do të numërohen nëpër degët lokale dhe jo në selinë qendrore të partisë në Tiranë. Berisha u ka bërë thirrje anëtarëve të PD-së të marrin pjesë masivisht në votim, duke e cilësuar procesin si një shprehje të demokracisë së brendshme dhe të lirisë së zgjedhjes brenda partisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)