FOTO/ Vetëm emri i Sali Berishës në fletë, Jorida Tabaku batuta në votim: Ishte shkurt, krahasojeni me partinë tjetër

Kreu aktual i PD-së e ka cilësuar procesin si një referendum për drejtimin e partisë, duke theksuar më herët se zgjedhjet janë ndër më demokratiket dhe më transparentet në historinë e selisë blu.

23.05.2026. 10:18

FOTO/ Vetëm emri i Sali Berishës në fletë, Jorida Tabaku batuta në votim: Ishte shkurt, krahasojeni me partinë tjetër

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike nisi mëngjesin e kësaj të shtune në të gjithë vendin, por gara nuk ka tension edhe as dilema. Në fletën e votimit figuron vetëm emri i Sali Berishës.

Kreu aktual i PD-së e ka cilësuar procesin si një referendum për drejtimin e partisë, duke theksuar më herët se zgjedhjet janë ndër më demokratiket dhe më transparentet në historinë e selisë blu. Por, pas votimit të saj, deputetja demokrate Jorida Tabaku bëri edhe një batutë me gazetarët lidhur me faktin që në garë nuk ka alternativa të tjera.

“Ishte shkurt”, u shpreh Tabaku me humor teksa po hidhte fletën e votimit në kuti, duke iu referuar kohës së shkurtër që nevojitej për ta plotësuar. Më tej, ajo shtoi se vetë Partia Demokratike e ka konsideruar procesin si referendum, ndërsa ftoi mediat të bëjnë krahasimin edhe me forcat e tjera politike.

Foto nga video

“Unë besoj se e dëgjuat që është referendum, kjo është situata. Bëjeni krahasimin dhe me partinë tjetër. Nuk besoj se ka nevojë për koment tjetër”, deklaroi Tabaku. Procesi i votimit po zhvillohet nga ora 08:00 deri në 18:00 në degët e PD-së në të gjithë Shqipërinë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)