Vedat Muriqi drejt Galatasaray? Kampionët e Turqisë e shohin si zëvendësues të Mauro Icardi

Në këtë sezon, sulmuesi ka realizuar 22 gola, duke qenë i dyti në renditjen e golashënuesve më të mirë të La Liga-s, pas Kylian Mbappe të Realit të Madridit, i cili kryeson me 24 gola.

21.05.2026. 13:44

Vedat Muriqi drejt Galatasaray? Kampionët e Turqisë e shohin si zëvendësues të Mauro Icardi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi mund të rikthehet në futbollin turk gjatë merkatos së verës. Sipas raportimeve nga mediat sportive, Galatasaray po e konsideron seriozisht transferimin e bomberit të Mallorca-s.

32-vjeçari shihet si zëvendësues i yllit argjentinas Mauro Icardi. Trajneri i kampionëve të Turqisë thuhet se e dëshiron me çdo kusht Muriqin në skuadër, duke e vlerësuar për eksperiencën, forcën fizike dhe njohjen që ka me Superligën turke nga periudha kur luante te Fenerbahçe.

Gjasat për largimin e Muriqit nga Mallorca janë rritur ndjeshëm, pasi skuadra spanjolle rrezikon seriozisht rënien në Ligën 2 spanjolle. Një situatë e tillë mund ta shtyjë sulmuesin kosovar të kërkojë një aventurë të re, ndërsa Galatasaray shihet si një nga destinacionet më të mundshme.

Muriqi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Mallorcas në sezonet e fundit, duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen e klubeve të njohura europiane. Në këtë sezon, sulmuesi ka realizuar 22 gola, duke qenë i dyti në renditjen e golashënuesve më të mirë të La Liga-s, pas Kylian Mbappe të Realit të Madridit, i cili kryeson me 24 gola.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)