Arsenal ka konfirmuar organizimin e një parade festive me tifozët e saj më 31 maj, ku skuadra do të prezantojë trofeun e Premier League para publikut në Londër.
Sipas njoftimit zyrtar të klubit, festa do të zhvillohet të dielën në orën 14:00, ndërsa itinerari i autobusit ende nuk është bërë publik, por pritet që nisja dhe përfundimi të jenë në stadiumin Emirates.
Parada është planifikuar një ditë pas finales së UEFA Champions League, që do të luhet më 30 maj ndaj Paris Saint-Germain në Budapest.
Klubi londinez theksoi se eventi do të jetë një festë e përbashkët me tifozët dhe komunitetin, duke shënuar një sezon të rëndësishëm për skuadrën.
Ekziston gjithashtu mundësia që lojtarët të festojnë me dy trofe në rast suksesi në finalen europiane, duke e kthyer fundin e sezonit në një moment historik për klubin.
“Jemi të kënaqur të njoftojmë se do të bashkohemi me mbështetësit dhe komunitetin tonë për një paradë të veçantë, duke filluar nga ora 14:00 të dielën, më 31 maj”, thuhet në njoftim.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)