Nuk paraqitej në punë, përjashtohet nga policia i besuari i Ilir Prodës

Uljan Shpataraku njihej si një nga oficerët më të afërt me ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

20.05.2026. 22:35

Nuk paraqitej në punë, përjashtohet nga policia i besuari i Ilir Prodës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka firmosur përjashtimin nga radhët e uniformave blu të Uljan Shpatarakut, ish-zyrtar në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit.

Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se masa është marrë me motivacionin “mosparaqitje e rregullt në detyrë”. Shpataraku ishte pezulluar fillimisht më 4 mars 2026, me urdhër të drejtorit të komanduar të Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, pikërisht për të njëjtën arsye.

Uljan Shpataraku njihej si një nga oficerët më të afërt me ish-drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Ai ka mbajtur më herët edhe postin e drejtorit të Departamentit për Teknologjinë e Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa së fundmi ushtronte detyrën e asistentit në këtë strukturë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)