Shkeljet në zgjedhje, KQZ gjobit 20 subjekte politike dhe kandidatë

Gjatë këtij procesi janë identifikuar një numër shkeljesh të Kodit Zgjedhor dhe janë propozuar masa ndëshkuese për rreth 20 subjekte politike dhe kandidatë.

20.05.2026. 21:53

Shkeljet në zgjedhje, KQZ gjobit 20 subjekte politike dhe kandidatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka finalizuar kontrollin e thelluar mbi mënyrën se si janë financuar dhe shpenzuar fondet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Gjatë këtij procesi janë identifikuar një numër shkeljesh të Kodit Zgjedhor dhe janë propozuar masa ndëshkuese për rreth 20 subjekte politike dhe kandidatë.

Sipas të dhënave të auditimit, problematikat më të shpeshta lidhen me mungesën e raporteve financiare, raportime jo të plota, si dhe përdorimin e fondeve në mënyra që nuk përputhen me rregullat e fushatës. Për këto raste janë rekomanduar gjoba dhe masa administrative, të cilat do të shqyrtohen më tej nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Në raport veçohet rasti i Koalicionit Euroatlantik, ku janë konstatuar shkelje të lidhura me përdorimin e llogarisë së dedikuar për fushatën për shpenzime që nuk kanë qenë pjesë e aktivitetit elektoral, çka ka sjellë edhe propozimin për penalizim më të rëndë.

Po ashtu, masa ndëshkuese janë propozuar edhe për kandidatë të ndryshëm nga disa parti politike, përfshirë edhe përfaqësues të Partisë Republikane dhe subjekte të tjera, kryesisht për mangësi në deklarimet financiare ose mosrespektim të formës së raportimit.

Vendimi përfundimtar mbi këto raste pritet të merret nga KAS, i cili do të vlerësojë propozimet dhe do të përcaktojë nëse do të konfirmohen apo ndryshohen sanksionet e propozuara ndaj subjekteve dhe individëve të përfshirë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)