Zyrtare/ Enis Çokaj transferohet te Bochum, firmos deri në vitin 2028

Transferimi i Çokajt konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierën e mesfushorit shqiptar.

20.05.2026. 23:18

Zyrtare/ Enis Çokaj transferohet te Bochum, firmos deri në vitin 2028

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Enis Çokaj, është zyrtarisht lojtar i ri i VfL Bochum. Klubi gjerman ka njoftuar afrimin e 27-vjeçarit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar se kontrata e tij do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Në mesazhin e publikuar nga Bochum shkruhet: “Mirë se vjen në Bochum, Enis Çokaj! VfL ka nënshkruar me 27-vjeçarin, lojtar i Kombëtares shqiptare. Kontrata e tij me bardheblutë është deri në verën e vitit 2028.”

Transferimi i Çokajt konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierën e mesfushorit shqiptar, i cili tashmë do të ketë mundësinë të luajë në futbollin gjerman me një skuadër ambicioze si Bochum.

27-vjeçari është dalluar vitet e fundit për paraqitjet e tij të qëndrueshme në mesfushë, duke fituar gjithashtu besimin e Kombëtares shqiptare. Te Bochum, Çokaj pritet të sjellë forcë fizike, intensitet dhe ekuilibër në repartin e mesfushës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)