Trajneri brazilian Sylvinho ka reaguar për herë të parë pas largimit nga stoli i Kombëtares shqiptare të futbollit, duke publikuar një videomesazh emocionues falënderimi për tifozët, lojtarët dhe Federatën Shqiptare të Futbollit.
Në mesazhin e tij, Sylvinho e cilësoi periudhën në krye të kuqezinjve si një “kapitull të mrekullueshëm pune”, ndërsa theksoi se gjatë tre viteve e gjysmë ai dhe stafi i tij dhanë maksimumin për të përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet.
“Besoj se kemi bërë përparim të konsiderueshëm me Kombëtaren shqiptare”, u shpreh ish-tekniku kuqezi.
Në fund të videomesazhit, Sylvinho uroi sukses për Kombëtaren shqiptare në të ardhmen dhe deklaroi se do të vazhdojë ta mbështesë ekipin “kudo që të jetë”.
“Së bashku, përfunduam një kapitull të mrekullueshëm pune. Gjatë gati tre viteve e gjysmë, punuam jashtëzakonisht shumë për të përfaqësuar këtë vend që më priti kaq ngrohtësisht.
Besoj se kemi bërë përparim të konsiderueshëm me Kombëtaren shqiptare dhe jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit, stafit të federatës, stafit të trajnerëve, të gjithë lojtarëve që ishin me ne gjatë gjithë këtij udhëtimi dhe mbështetësve të zjarrtë të ekipit kombëtar.
Që nga dita e parë, premtuam se nuk do të mungonte shpirti, zemra dhe puna e palodhur.
U uroj të gjithëve suksese të mëdha në të ardhmen dhe do të vazhdoj t’ju mbështes kudo që të jem. Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës sime”, shprehet Sylvinho.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)