Mediat ndërkombëtare Iran International dhe Al Arabiya raporojnë se negociatat mes SHBA dhe Iranit kanë hyrë në fazën e tyre më të nxehtë dhe se të dy palët janë pranë nënshkrimit të një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme.
Sipas këtyre burimeve, aktualisht po i bëhen disa rregullime tekstit të marrëveshjes dhe njoftimi për arritjen e saj mund të vijë brenda pak orësh. Po ashtu raportohet se shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, mund të udhëtojë drejt Iranit për të prezantuar versionin final të dokumentit.
Në këtë kontekst, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se situata me Iranin ndodhet në fazën përfundimtare, duke thënë se ose do të arrihet një marrëveshje, ose Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin masa të ashpra.
Ai theksoi se, sipas tij, në Iran ka tension të lartë dhe pakënaqësi të madhe të popullsisë ndaj qeverisë, duke shtuar se situata është më e rënduar se më parë.
Trump gjithashtu ka folur për marrëdhënien e tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke e quajtur atë “një njeri të mirë” dhe duke shtuar se ai do të veprojë sipas kërkesave të tij.
Gjithashtu, mediat izraelite raportojnë për një telefonatë të gjatë dhe të tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, në një moment kur situata në rajon mbetet shumë e paqëndrueshme dhe negociatat për marrëveshje vazhdojnë në mënyrë intensive.
Në raportimet e tjera, thuhet se SHBA dhe Izraeli fillimisht kishin konsideruar edhe skenarë më të gjerë për ndryshim regjimi në Teheran, përfshirë presion ushtarak dhe destabilizim të brendshëm, ndërsa disa burime përmendin edhe ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad në këtë kontekst, megjithëse statusi i tij aktual mbetet i paqartë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)