Një incident i rrezikshëm është shënuar mbi Detin e Zi, ku protagonist është bërë një avion spiun i Forcave Mbretërore të Britanisë së Madhe dhe disa avionë luftarakë rusë që kanë tentuar ta ndalin misionin e tij.
Sipas BBC, një avion luftarak rus Su-35 iu afrua avionit të mbikëqyrjes Rivet Joint, duke u afruar mjaftueshëm sa për të aktivizuar sistemet e tij të emergjencës dhe duke çaktivizuar pilotin e tij automatik.
Po ashtu një avion luftarak Su-27 kreu gjashtë kalime përpara avionit të RAF, duke u afruar deri në gjashtë metra nga hunda e tij, në incidentin që u regjistruar muajin e kaluar.
Sipas Londrës zyrtare avioni Rivet Joint kishte kryer një fluturim rutinë ndërkombëtar për të ndihmuar në sigurimin e krahut lindor të NATO-s. Sekretari britanik i Mbrojtjes John Healey vlerësoi "profesionalizmin e jashtëzakonshëm" të ekuipazhit të Forcës Mbretërore gjatë fluturimeve të papranueshme ruse sipas tij, të cilat Ministria e Mbrojtjes i quan veprimi më i rrezikshëm që Moska ka ndërmarrë përkundrejt aleatëve perëndimorë që nga viti 2022, kohë kur një pilot qëlloi një raketë ndaj një avionic Rivet Joint mbi Detin e Zi.
"Ky incident është një tjetër shembull i sjelljes së rrezikshme dhe të papranueshme nga pilotët rusë, ndaj një avioni të paarmatosur që vepron në hapësirën ajrore ndërkombëtare. Këto veprime krijojnë një rrezik serioz aksidentesh dhe përshkallëzim të mundshëm. Ky incident nuk do ta pengojë angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur NATO-n, aleatët tanë dhe interesat tona nga agresioni rus”, tha Healey duke dënuar incidentin.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Jashtme britaike i kanë bërë thirrje ambasadës ruse të dënojë incidentin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)