Aksident me vdekje në Librazhd

Viktima, Heidije Bajrami, është përplasur nga një automjet tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasi Xheladin Omeri. Për shkak të goditjes së fortë, e moshuara ka pësuar dëmtime të rënda.

20.05.2026. 20:31

Aksident me vdekje në Librazhd

Një 65-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, pranë zonës së njohur si “Ura e Spatharit”.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, Heidije Bajrami, është përplasur nga një automjet tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasi Xheladin Omeri. Për shkak të goditjes së fortë, e moshuara ka pësuar dëmtime të rënda.

Ajo u transportua me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe mbërriti pa shenja jete në urgjencë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit mbërritën shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit po merret në pyetje nga grupi hetimor.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)