Tragjedi në Manhattan, shqiptarja humb jetën pasi ra në pusetën me kapakun e hapur

Ngjarja ndodhi pak pas orës 23:00 të hënën e 18 majit. Gocaj hapi derën e makinës së saj të parkuar pranë një dyqani bizhuterish në cep të Fifth Avenue dhe 52nd Street, bëri disa hapa dhe pastaj papritmas ra në boshllëk.

Burimi: New York Post

20.05.2026. 22:08

Tragjedi në Manhattan, shqiptarja humb jetën pasi ra në pusetën me kapakun e hapur

Një 56-vjeçare shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Shtetet e Bashkuara, pasi u rrëzua në një pusetë të hapur në një nga lagjet elitare të Nju Jorkut. Sipas ABC News, Donike Gocaj ra brenda një pusete të hapur në qendër të Manhattan-it, një nga pesë lagjet e qytetit të Nju Jorkut, dhe ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje.

Ngjarja ndodhi pak pas orës 23:00 të hënën e 18 majit. Gocaj hapi derën e makinës së saj të parkuar pranë një dyqani bizhuterish në cep të Fifth Avenue dhe 52nd Street, bëri disa hapa dhe pastaj papritmas ra në boshllëk. Gruaja ishte pa ndjenja kur u nxor nga puseta dhe u shpall e vdekur në Qendrën Mjekësore New York-Presbyterian/Weill Cornell.

Gazeta New York Post publikoi dëshminë e një burri që ishte dëshmitar i tragjedisë.

"Në momentin që doli nga SUV-i, gruaja mbylli derën pas saj, bëri vetëm disa hapa përpara dhe thjesht ra në gropë", rrëfeu dëshmitari, duke theksuar se viktima nuk dukej e shpërqendruar ose në telefon.

“Ajo bërtiste, po vdes. Ajo ishte aty, në vrimë, duke bërtitur se po vdiste. Vazhdonte të përsëriste, 'Po vdes, po vdes'", shtoi dëshmitari.

Ndërkohë autoritetet thanë se avull po dilte nga puseta në kohën e aksidentit.

"Me hidhërim të thellë konfirmojmë se një banor ka vdekur pasi ka rënë në një puset të hapur", tha kompania që menaxhonte zotën. Kompania shtoi se ka hapur një hetim të brendshëm "se si mund të ketë ndodhur kjo", ndërsa policia tha se mjeku ligjor i qytetit do të përcaktojë zyrtarisht shkakun e vdekjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)