Ndeshjet e fundit të Final Four, FSHF vendos si do të luhen

Përmes një njoftimi zyrtar, Komisioni i Ligave dhe Garave pranë FSHF sqaron se, për të garantuar korrektësinë sportive dhe barazinë mes skuadrave, dy sfidat e fundit do të luhen paralelisht.

20.05.2026. 22:29

Ndeshjet e fundit të Final Four, FSHF vendos si do të luhen

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se dy ndeshjet e fundit të fazës “Final 4” në kampionatin Abissnet Superiore mund të zhvillohen në të njëjtën orë, në rast se rezultatet e javës aktuale ndikojnë drejtpërdrejt në garën për finalen apo renditjen përfundimtare.

Përmes një njoftimi zyrtar, Komisioni i Ligave dhe Garave pranë FSHF sqaron se, për të garantuar korrektësinë sportive dhe barazinë mes skuadrave, dy sfidat e fundit do të luhen paralelisht më 31 maj, në orën 19:00.

Në këtë skenar, ndeshja mes Egnatia dhe Dinamo City, e planifikuar fillimisht për datën 29 maj, do të shtyhet dhe do të zhvillohet më 31 maj në stadiumin Elbasan Arena, duke nisur në orën 19:00.

Njëkohësisht, në të njëjtin orar do të luhet edhe përballja mes Vllaznia dhe AF Elbasani në stadiumin Air Albania Stadium.

Ky vendim vjen si praktikë e zakonshme në fazat vendimtare të kampionateve, për të shmangur ndikimet indirekte mes rezultateve dhe për të ruajtur integritetin e garës sportive.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)