Spiunuan rivalët, ish-skuadra e Brojës përjashtohet nga play-off për ngjitjen në Premier League

Sipas mediave angleze ndëshkimi erdhi pasi një anëtar i stafit të Southampton dyshohet se ka spiunuar rivalët në prag të ndeshjes gjysmëfinale play-off kundër Middlesbrough. Ky anëtar i stafit thuhet se ka filmuar seancat stërvitore të kundërshtarit pak para ndeshjes.

Burimi: Sky Sport

19.05.2026. 21:41

Spiunuan rivalët, ish-skuadra e Brojës përjashtohet nga play-off për ngjitjen në Premier League

Shpresat e Southampton për të fituar ngjitjen në Premier League përmes play off-it janë shtyrë zyrtarisht me një sezon tjetër. Liga Angleze e Futbollit njoftoi mbrëmjen e sotme se një panel i pavarur disiplinor ka përjashtuar Southampton nga play-off-et e Kampionatit Sky Bet pasi klubi pranoi disa shkelje të rregulloreve të EFL-së në lidhje me filmimin e paautorizuar të seancave stërvitore të klubeve të tjera.

Saints jo vetëm që janë ndëshkuar për pjesën tjetër të këtij sezoni për incidentin e spiunazhit, por do të ndiejnë pasojat e vendimit edhe sezonin e ardhshëm.

"Përveç kësaj, klubit i është vendosur një penalitet me zbritje prej katër pikësh, e cila do të zbatohet në tabelën e Kampionatit për sezonin 2026/27", thuhet në deklaratën e Ligës Angleze.

Për të kompletuar formacionin përfundimtar të play-off-eve, Middlesbrough i mposhtur së fundmi do të përballet me Hull City në betejën për një vend sezonin e ardhshëm në Premier League.

Nga një perspektivë financiare, finalja është më fitimprurësja në futboll dhe është planifikuar të zhvillohet të shtunën, më 23 maj, ndërsa ora e fillimit të ndeshjes ende nuk është konfirmuar.

Megjithatë, një derë e fshehtë mbetet e hapur për Saints pavarësisht masës së rëndë të vendosur ndaj tyre.

"Southampton ka të drejtë sipas rregulloreve të EFL-së të apelojë vendimin e Komisionit dhe palët po punojnë për të sqaruar një apel të mundshëm të mërkurën, më 20 maj. Në varësi të rezultatit, kjo mund të çojë në një ndryshim të mëtejshëm të ndeshjes së planifikuar për të shtunën", sqaroi Liga duke shtuar se ishte në diskutime me të tre klubet e përfshira në lidhje me implikimet e vendimit të shpallur.

Sipas mediave angleze ndëshkimi erdhi pasi një anëtar i stafit të Southampton dyshohet se ka spiunuar rivalët në prag të ndeshjes gjysmëfinale play-off kundër Middlesbrough. Ky anëtar i stafit thuhet se ka filmuar seancat stërvitore të kundërshtarit pak para ndeshjes së parë kundër Boro që u mbyll me rezultatin 0-0.

EFL më pas nisi një hetim dhe sipas rregullit 127 që thotë se seancat stërvitore të një kundërshtari nuk mund të spiunohen 72 orë nga një ndeshje, vendosi dënimin për Southampton.

Në sistemin e ligës angleze, masa drastike janë të mundshme, duke përfshirë, për shembull, përmbysjen e rezultateve të ndeshjeve ose, në raste ekstreme, madje përjashtimin nga gara dhe Southampton e pësoi rëndë.

Sakaq, vlen të theksohet se Saints do të humbin edhe shumë para, pasi parashikohet që fituesi i finales së play-off për vendin e fundit në Premier League, të fitojë rreth 200 milionë euro shtesë falë të drejtave televizive dhe të ardhurave të tjera, të cilat janë dukshëm më të larta në ligën më të pasur në botë sesa në Championship.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)