Sulm i rëndë në qytetin turk, vriten 4 persona, plagosen 8 të tjerë
Mësohet se gjatë arratisjes ai vrau edhe një bari që po kulloste delet në afërsi, si dhe një shofer kamioni.
21:18 1 ditë më parë18.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Në ditën e largimit nga stoli kuqezi, trajneri brazilian i falënderoi të gjithë dhe i uroi fat e suksese pasuesit të tij në detyrë.
Pas përfundimit të aventurës së tij në krye të Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka mbajtur një fjalim lamtumire për lojtarët dhe stafin, duke falënderuar Federatën e Futbollit, ekipin dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë periudhës së bashkëpunimit. Tekniku brazilian u shpreh mirënjohës për mënyrën se si u prit në Shqipëri dhe për rrugëtimin e përbashkët që zgjati 3 vite e gjysmë.
“Mirëmëngjesi çuna dhe goca. Ne si ekip kemi punuar shumë për të përfaqësuar këtë kombëtare. Është një komb që më ka pritur shumë mirë. Tani e njoh shumë mirë Shqipërinë, Tiranën. Dua t’ju falënderoj shumë”, deklaroi ai.
Sylvinho falënderoi gjithashtu presidentin e FSHF-së, Armando Duka, si dhe strukturat e federatës për besimin dhe bashkëpunimin. “Falënderoj presidentin për punën, besimin, mbi 100 njerëz që punojnë në këtë federatë. Dua të falënderoj gjithë stafin, gjithë futbollistët që kanë bërë një rrugëtim prej 3 vite e gjysmë dhe në fund, tifozët dashamirës të kombëtares”, tha ish-trajneri i kuqezinjve.
Ai rikujtoi edhe mesazhin që kishte dhënë që në ditën e parë të mbërritjes së tij në Shqipëri, duke theksuar se përkushtimi dhe sakrifica janë çelësi i suksesit. “Më kujtohet që nga dita e parë që kam qenë këtu, kam thënë diçka; shpirti dhe zemra e djersa nuk duhet të mungojë kurrë. Ia kemi dalë të gjithë sëbashku, siç e kam thënë gjithmonë”, u shpreh Sylvinho.
Në mbyllje, trajneri brazilian uroi fat dhe sukses për pasuesin e tij në pankinën e Kombëtares. “Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju që më dëgjoni pas 3 vite e gjysmë. Shumë suksese trajnerit të ri. Faleminderit shumë!”, përfundoi ai.
Arsenal është zyrtarisht kampion i Anglisë për sezonin 2025-2026. Topçinjtë përfituan nga një humbje e Manchester City për t’u konfirmuar dhe matematikisht në krye të renditjes.
22:26 7 h më parë19.05.2026.
Autori
Sipas mediave angleze ndëshkimi erdhi pasi një anëtar i stafit të Southampton dyshohet se ka spiunuar rivalët në prag të ndeshjes gjysmëfinale play-off kundër Middlesbrough. Ky anëtar i stafit thuhet se ka filmuar seancat stërvitore të kundërshtarit pak para ndeshjes.
21:41 8 h më parë19.05.2026.
Autori
Në përfaqësuesen zvicerane do të jenë të pranishëm edhe dy futbollistë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, të cilët vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit kombëtar.
21:28 8 h më parë19.05.2026.
Autori
Me ardhjen e teknikut 62-vjeçar ndryshon edhe stafi teknik i Shqipërisë. Bashkë me largimin e Sylvinhos janë mbyllur edhe angazhimet e ndihmësve të tij, mes tyre edhe Pablo Zabaleta. Maran ka vendosur të sjellë në Tiranë një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Christian Maraner.
17:14 12 h më parë19.05.2026.
Autori
Një epokë historike duket se po mbyllet te Manchester City. Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, Pep Guardiola do të largohet nga klubi në fund të sezonit, ndërsa pasuesi i tij do të jetë italiani Enzo Maresca.
11:10 18 h më parë19.05.2026.
Autori
Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur zyrtarisht një epokë të re për Kombëtaren kuqezi. Në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të martë, presidenti i FSHF, Armand Duka, prezantoi italianin Rolando Maran si trajnerin e ri të Kombëtarja shqiptare e futbollit.
10:26 19 h më parë19.05.2026.
Autori
Në nëntor 2023, Rolando Maran u emërua te Brescia. Në vitin 2024, klubi vendosi ti rinovojë kontratën deri në vitin 2026. Megjithatë, aventura zgjati deri më 9 dhjetor 2024 dhe prej asaj periudhe, tekniku ka qenë pa punë.
10:25 19 h më parë19.05.2026.
Autori
Pas largimit të Sylvinho, Federata Shqiptare e Futbollit raportohet se ka zgjedhur trajnerin e ri që do të drejtojë kuqezinjtë.
09:58 19 h më parë19.05.2026.
Autori
Tekniku i kishte dilema deri në momentin e fundit, zgjodhi yllin e skuadrës dhe la në shtëpi talentin e Chelsea, João Pedro.
09:16 20 h më parë19.05.2026.
Autori
Komente (0)