Rolando Maran, trajneri i ri i Kombëtares shqiptare

Pas largimit të Sylvinho, Federata Shqiptare e Futbollit raportohet se ka zgjedhur trajnerin e ri që do të drejtojë kuqezinjtë.

19.05.2026. 09:58

Rolando Maran, trajneri i ri i Kombëtares shqiptare

Pas largimit të Sylvinho, Federata Shqiptare e Futbollit raportohet se ka zgjedhur trajnerin e ri që do të drejtojë kuqezinjtë.

Sipas raportimeve, emri që do të marrë drejtimin e Kombëtarja shqiptare të futbollit është italiani Rolando Maran.

Edhe pse si futbollist nuk pati një karrierë të spikatur, Maran ndërtoi emrin e tij si trajner, duke drejtuar disa skuadra të njohura italiane si Cagliari, Brescia, Bari dhe Pisa.

Eksperienca e fundit e Maranit ishte te Brescia, ndërsa më herët ai ka punuar si ndihmës trajner dhe trajner i parë në disa klube të futbollit italian.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)