Sulm i rëndë në qytetin turk, vriten 4 persona, plagosen 8 të tjerë
Mësohet se gjatë arratisjes ai vrau edhe një bari që po kulloste delet në afërsi, si dhe një shofer kamioni.
21:18 1 ditë më parë18.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
FSHF ka paralajmëruar një konferencë për shtyp ditën në orën 10:00, ku pritet të bëhet zyrtare ndarja me Sylvinho-n dhe prezantimi i trajnerit të ri të Kombëtares: një teknik italian, por emër jo shumë i njohur.
Sylvinho nuk do të jetë më trajner i Kombëtares shqiptare. Largimi surprizë u dha mëngjesin e kësaj të marte, pasi negociatat për rinovimin e kontratës nuk kanë përfunduar me marrëveshje mes palëve.
Burime pranë palëve bëjnë me dije se Federata Shqiptare e Futbollit i ka paraqitur teknikut brazilian një ofertë të re, por me ulje page. Nga ana e tij, Sylvinho kishte kërkuar kushte të tjera financiare. Mësohet se federata ka propozuar një kontratë me vlerë më të ulët se shifra prej rreth 800 mijë eurosh neto që ai përfitonte më parë.
Po aq e befasishme edhe lëvizja e FSHF-së, që ka paralajmëruar një konferencë për shtyp ditën e sotme në orën 10:00, ku pritet të bëhet zyrtare ndarja me Sylvinho-n dhe prezantimi i trajnerit të ri të Kombëtares. Sipas informacioneve të fundit, pasuesi i Sylvinho-s pritet të jetë një trajner italian, por jo një emër i njohur në skenën ndërkombëtare.
Edhe pse Sylvinho ka qenë i pranishëm në Tiranë ditët e fundit, mësohet se vendimi për largimin e tij është marrë më herët dhe palët nuk kanë zhvilluar bisedime të reja për ndryshimin e kushteve.
Sylvinho largohet pas një periudhe të suksesshme në krye të Kombëtares, prej emërimit më 2 janar 2023. Gjatë këtyre 3 viteve në krye të kuqezinjve, ai arriti ta kualifikonte Shqipërinë në Europianin 2024 dhe e udhëhoqi skuadrën deri në ndeshjet historike të fazës “play-off” të Botërorit 2026.
Arsenal është zyrtarisht kampion i Anglisë për sezonin 2025-2026. Topçinjtë përfituan nga një humbje e Manchester City për t’u konfirmuar dhe matematikisht në krye të renditjes.
22:26 9 h më parë19.05.2026.
Autori
Sipas mediave angleze ndëshkimi erdhi pasi një anëtar i stafit të Southampton dyshohet se ka spiunuar rivalët në prag të ndeshjes gjysmëfinale play-off kundër Middlesbrough. Ky anëtar i stafit thuhet se ka filmuar seancat stërvitore të kundërshtarit pak para ndeshjes.
21:41 9 h më parë19.05.2026.
Autori
Në përfaqësuesen zvicerane do të jenë të pranishëm edhe dy futbollistë me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari, të cilët vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit kombëtar.
21:28 10 h më parë19.05.2026.
Autori
Me ardhjen e teknikut 62-vjeçar ndryshon edhe stafi teknik i Shqipërisë. Bashkë me largimin e Sylvinhos janë mbyllur edhe angazhimet e ndihmësve të tij, mes tyre edhe Pablo Zabaleta. Maran ka vendosur të sjellë në Tiranë një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Christian Maraner.
17:14 14 h më parë19.05.2026.
Autori
Një epokë historike duket se po mbyllet te Manchester City. Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, Pep Guardiola do të largohet nga klubi në fund të sezonit, ndërsa pasuesi i tij do të jetë italiani Enzo Maresca.
11:10 20 h më parë19.05.2026.
Autori
Në ditën e largimit nga stoli kuqezi, trajneri brazilian i falënderoi të gjithë dhe i uroi fat e suksese pasuesit të tij në detyrë.
10:47 20 h më parë19.05.2026.
Autori
Federata Shqiptare e Futbollit ka hapur zyrtarisht një epokë të re për Kombëtaren kuqezi. Në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të martë, presidenti i FSHF, Armand Duka, prezantoi italianin Rolando Maran si trajnerin e ri të Kombëtarja shqiptare e futbollit.
10:26 21 h më parë19.05.2026.
Autori
Në nëntor 2023, Rolando Maran u emërua te Brescia. Në vitin 2024, klubi vendosi ti rinovojë kontratën deri në vitin 2026. Megjithatë, aventura zgjati deri më 9 dhjetor 2024 dhe prej asaj periudhe, tekniku ka qenë pa punë.
10:25 21 h më parë19.05.2026.
Autori
Pas largimit të Sylvinho, Federata Shqiptare e Futbollit raportohet se ka zgjedhur trajnerin e ri që do të drejtojë kuqezinjtë.
09:58 21 h më parë19.05.2026.
Autori
Komente (0)