UEFA po përgatit një revolucion në kualifikueset e kombëtareve europiane për Botërorin 2030 duke sjellë një format të ri të ngjashëm me sistemin aktual të Champions League.
Sipas planit të ri, 36 kombëtaret më të mira të Europës do të ndahen në tre grupe me nga 12 skuadra, por ekipet nuk do të luajnë me të gjitha skuadrat e grupit. Çdo kombëtare do të zhvillojë ndeshje vetëm me 6 kundërshtarë të ndryshëm, sipas modelit të ri që UEFA përdor tashmë në kompeticionet për klube.
UEFA synon që me këtë ndryshim të shmangë ndeshjet pa rivalitet mes skuadrave të mëdha dhe ekipeve më të dobëta, duke i bërë eliminatoret më interesante dhe më konkurruese për tifozët. Tre skuadrat fituese të grupeve kryesore do të sigurojnë direkt kualifikimin në Botëror ose Europian, ndërsa vendet e tjera do të vendosen përmes ndeshjeve play off mes ekipeve të Ligës A dhe Ligës B.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, deklaroi se formati i ri do të sjellë më shumë rivalitet, më pak ndeshje pa rëndësi dhe një nivel më të lartë të futbollit europian pa shtuar data të reja në kalendar.
UEFA po planifikon gjithashtu ndryshime edhe për Nations League duke filluar nga sezoni 2028-2029, ku do të ketë tre liga me nga 18 ekipe secila dhe një format të ri me më shumë përballje direkte mes skuadrave të të njëjtit nivel.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)