Ernest Muçi ka fituar përfundimisht besimin e Trabzonspor pas paraqitjeve mbresëlënëse këtë sezon në futbollin turk. Klubi ka vendosur të aktivizojë blerjen e kartonit të sulmuesit shqiptar, duke e kthyer atë në një nga investimet më të rëndësishme të merkatos.
Sipas raportimeve nga Turqia, Trabzonspor do t’i paguajë Besiktasit 8.5 milionë euro për transferimin përfundimtar të 25-vjeçarit. Kjo shumë nuk përfshin edhe 1 milion eurot e shpenzuara nga klubi gjatë verës për huazimin e futbollistit të kombëtares shqiptare.
Muçi ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës këtë sezon, duke realizuar 15 gola dhe duke dhënë disa asistime vendimtare. Forma e tij ka ndihmuar Trabzonsporin në garën për një vend në Evropë përmes kampionatit, ndërsa gjithashtu ka qenë protagonist në rrugëtimin drejt finales së Kupës së Turqisë.
Me këtë marrëveshje, Ernest Muçi pritet të vazhdojë të jetë një nga pikat kyçe të Trabzonsporit edhe në sezonet e ardhshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)