Bie çmimi i biletave për Botërorin 2026, rënie drastike para nisjes së turneut

Sipas raportimeve të fundit, biletat për ndeshjet e fazës së grupeve kanë shënuar ulje me më tepër se 23% gjatë muajit të fundit, duke arritur nivelin më të ulët prej mesit të janarit.

21.05.2026. 14:41

Bie çmimi i biletave për Botërorin 2026, rënie drastike para nisjes së turneut

Çmimet e biletave për Kupën e Botës 2026 kanë pësuar rënie të konsiderueshme vetëm pak javë para startit të turneut. Sipas raportimeve të fundit, biletat për ndeshjet e fazës së grupeve kanë shënuar ulje me më tepër se 23% gjatë muajit të fundit.

Mesatarja e çmimit për një ndeshje të grupeve kishte arritur deri në 737 dollarë, ndërsa aktualisht ka zbritur në rreth 550 dollarë. Kjo konsiderohet si niveli më i ulët i çmimeve që nga mesi i janarit, ndërsa analistët parashikojnë se rënia mund të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Edhe sfida hapëse mes SHBA-së dhe Paraguait, që do të zhvillohet më 12 qershor në stadiumin “SoFi”, ka regjistruar ulje të ndjeshme të çmimit të biletave.

Për herë të parë pas pesë muajsh, mesatarja e tyre ka rënë nën 1 mijë dollarë, duke zbritur në rreth 938 dollarë. Raportohet gjithashtu se deri tani janë shitur rreth 40 mijë bileta për këtë përballje, ndërkohë që kapaciteti i stadiumit është 70 mijë vende. Ndeshja hapëse e Botërorit 2026 do të zhvillohet më 11 qershor në Mexico City. Aty vendasit e Meksikës do të përballen me Afrikën e Jugut.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)