Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë vizitës së Mbretit Charles III në Irlandën e Veriut, pasi glasa e pulëbardhe i ra në xhaketë gjatë takimeve me qytetarët.
Monarku 77-vjeçar po largohej nga një projekt i bankës ushqimore në zonë kur në pjesën e pasme të kostumit të tij u shfaq një njollë e bardhë. Megjithatë, mbreti e mori situatën me sportivitet dhe humor.
“Të paktën nuk më ra në kokë”, bëri shaka ai pasi një qytetar i tërhoqi vëmendjen për incidentin.
Një ndihmës i ofroi menjëherë pallton për të mbuluar njollën, por Charles refuzoi me buzëqeshje dhe vazhdoi të takonte qytetarët që e prisnin prej kohësh.
Vizita e tij në Irlandën e Veriut u shoqërua me takime të shumta me komunitetin lokal. Mbreti vizitoi fillimisht kinemanë komunitare të Newcastle, ku u prit me një biletë simbolike “VIP” dhe u interesua për filmat që shfaqen aty.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)