Alarm për Ebola: Fluturimi i drejtuar në Detroit devijohet në Montreal

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për përhapjen e virusit në Afrikë, duke e shpallur situatën emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

21.05.2026. 14:26

Alarm për Ebola: Fluturimi i drejtuar në Detroit devijohet në Montreal

Një avion i kompanisë “Air France”, që po udhëtonte nga Parisi drejt Detroitit është detyruar të ndryshojë itinerar dhe të ulet në Montreal të Kanadasë, pas dyshimeve për një pasagjer që mund të ishte ekspozuar ndaj virusit Ebola. Sipas autoriteteve amerikane, në bord ndodhej një shtetas nga Republika Demokratike e Kongos, i cili kishte udhëtuar së fundmi në Afrikën Lindore, zonë ku po përhapet virusi.

Për shkak të kufizimeve të reja të vendosura nga SHBA për personat që vijnë nga vendet e prekura, autoritetet ndaluan uljen e avionit në Detroit dhe kërkuan devijimin e tij drejt Montrealit. Pas uljes, pasagjeri u mor në kontroll nga autoritetet shëndetësore kanadeze, ndërsa pjesa tjetër e udhëtarëve vijoi fluturimin drejt SHBA-së.

“Air France” sqaroi se nuk pati emergjencë mjekësore gjatë udhëtimit dhe se pasagjerit iu refuzua hyrja në territorin amerikan për shkak të rregullave të reja të hyrjes. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për përhapjen e Ebola-s në Afrikë, duke e shpallur situatën emergjencë ndërkombëtare shëndetësore. Deri tani janë konfirmuar dhjetëra raste në Kongo dhe Ugandë, ndërsa numri i viktimave të dyshuara vazhdon të rritet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)