Çfarë po ndodh në Shqipëri? Pas bulmetores në Pogradec, grabitësit vjedhin cigare në Elbasan

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentin kur grabitësit hynë në biznesin e vogël dhe kanë mbushur thasët me mallra, kryesisht paketa cigaresh dhe para përpara se të largoheshin me shpejtësi.

21.05.2026. 15:43

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Pas bulmetores në Pogradec, grabitësit vjedhin cigare në Elbasan

Një valë vjedhjesh që po prek biznese të vogla në disa qytete të vendit po ngre pikëpyetje çfarë po ndodh në Shqipëri. Në Elbasan, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, dy persona të maskuar kanë hyrë gjatë orëve të para të mëngjesit në një “tabakino” dhe kanë marrë një shumë parash prej rreth 500 mijë lekësh, së bashku me paketa cigaresh.

Foto nga video

Autorët janë larguar menjëherë pas ngjarjes dhe ende nuk janë identifikuar, ndërsa mungesa e kamerave të sigurisë në zonë ka vështirësuar hetimet e policisë. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentin kur grabitësit hynë në biznesin e vogël dhe kanë mbushur thasët me mallra, kryesisht paketa cigaresh dhe para përpara se të largoheshin me shpejtësi.

Foto nga video

Ndërkohë, pak ditë më parë në Pogradec është raportuar edhe një tjetër rast grabitjeje po kaq i pazakontë, ku një dyqan bulmeti pranë zonës së spitalit është vjedhur gjatë natës. Sipas të dhënave, autorët kanë marrë rreth 2 milionë lekë, ndërsa për të njëjtin subjekt kjo është vjedhja e dytë brenda pesë muajsh.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)