Pamjet e aktivistëve të lidhur, reagon MEPJ: Qytetarit tonë ti ofrohet ndihma konsullore

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale ka dënuar imazhet e publikuara nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir të aktivistëve të ndaluar të flotiljes, duke i quajtur tronditëse dhe të papranueshme.

21.05.2026. 13:58

Pamjet e aktivistëve të lidhur, reagon MEPJ: Qytetarit tonë ti ofrohet ndihma konsullore

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale ka dënuar imazhet e publikuara nga ministri izraelit Itamar Ben-Gvir të aktivistëve të ndaluar të flotiljes, duke i quajtur tronditëse dhe të papranueshme. Përsa i përket aktivistit shqiptar që është pjesë e të ndaluarve ai tha se po sigurohet që ti ofrohet ndhima e duhur konsullore.

POSTIMI I FERIT HOXHËS

Imazhet e publikuara nga Ministri Itamar Ben-Gvir që tregojnë trajtimin poshtërues të aktivistëve të ndaluar të flotiljes janë tronditëse dhe të papranueshme.

Të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar.

Kam udhëzuar #Ambasadën tonë në Tel Aviv që të mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite në mënyrë që të sigurohet që qytetarit tonë t'i ofrohet ndihma e duhur konsullore, sipas nevojës dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)