Një aksion i zhvilluar në orët e para të mëngjesit në zonën e Palasës ka çuar në arrestimin e kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë e Himarë, Dorian Hoxha.
Burime nga Policia e Vlorë bëjnë me dije se zyrtari është vënë në pranga rreth orës 03:00, pas hetimeve të kryera nga strukturat e Krimit Ekonomik. Ai akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Sipas informacionit paraprak, arrestimi lidhet me një ndërtim në zonën bregdetare, ndërsa hetuesit dyshojnë se kryeinspektori ka lejuar ose nuk ka parandaluar shkelje në kundërshtim me ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.
Fillimisht, Hoxha është shoqëruar në Komisariatin e Himarës dhe më pas është transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë në Vlorë.
Policia bëri të ditur se hetimet vijojnë për të verifikuar nëse në territorin e Bashkisë Himarë janë lejuar ndërtime apo shkelje të tjera të paligjshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)