Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla u shpreh se maxhoranca ka ambicie për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027, dhe se anëtarësimi me faza nuk e dëmton Shqipërinë.
"Jemi në përmbyllje të një jave brenda së cilës BE, në respekt të procedurave të tyre, kalon nga grupi i punës tek Komiteti i Përfaqësuesve. Në njëfarë mënyre miratohet gjithë ajo punë kolosale e bërë nga shumë institucione shtetërore, qindra vajza e djem të përfshirë në këtë proces të adresimit të atyre që i kemi quajtur piketa të ndërmjetme. S’duhet të kemi frikë që anëtarësimi me faza na dëmton; përkundrazi, s’ka të bëjë me ne. Ambicia jonë për të përmbyllur negociatat në fund të 2027 përputhet me programin. Për ta ditur, në fund të 2027 mbyllen negociatat, më pas bëhet gati marrëveshja. Topi nuk është më në krahun e vendeve aspirante, por në fushën e vendeve anëtare. Procesi i ratifikimit është i gjatë dhe mund të kërkojë përfshirjen e popullit me referendum", tha Balla.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)