Ndërtimi i bypass të Elbasanit do të nisë punimet në muajin korrik bën të ditur drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli. Sipas tij në korridorin VIII po punohet intensivisht teksa janë realizuar 69 për qind e punimeve.
"Ne besojmë që zbatimi i këtyre dy kontratave të fillojë brenda kësaj vere. By pass i Elbasanit është një nga ngërçet më të mëdha që ka trafiku, veçanërisht i drejtuar jugut dhe ne shpresojmë që kjo do jetë zgjidhje përfundimtare problemit. Punimet parashikojnë zhvillimin e dy nyjave. Fillojnë në afërsi të fshatit Shijon për një gjatësi prej 3.7 km", thotë ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)