Nga Pogradeci ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Michel Tarran thotë se ndërkombëtarët nuk imponohen as për reformën territoriale dhe as për sistemin zgjedhor, pasi është Shqipëria vetë që duhet të zgjedhë.
Tarran tha se OSBE mbështet punën e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore duke vënë theksin tek financimi i partive politike.
"Ne nuk jemi këtu për të propozuar një model të caktuar. Ka modele të ndryshme dhe çdo vend ka sistemin e vet. Është një çështje e shqiptarëve dhe nuk është detyra jonë të komentojmë aspektet teknike të sistemit. Nuk jam i sigurt që do shkoni me hartën e re territoriale, nuk e di do shikojmë, deri tani nuk kam dëgjuar që do të jetë gati një hartë e re e di që dhe këtu mendime të ndryshme, nuk është puna ime që të hy në këtë debat", tha ai.
Lidhur me pakënaqësitë e partive të vogla me diskutimet në komisionin e reformës territoriale, Tarran tha se Shqipëria është ende vend në tranzicion dhe se duhet të gjejë sistem të përshtatshëm për të.
"Jemi, mund të konsiderojmë që jemi akoma në periudhë tranzicioni në Shqipëri. Mendoj që duhet ta gjejnë një sistem që është më i përshtatshëm për vendin tuaj. Nuk e di, ka periudha që kanë vazhduar më shumë. Perandoria Osmane ka qenë këtu 500 vjet, komunizmi ka qenë këtu 45 vjet. Tranzicioni nuk tregon që nuk thotë që nuk ka zhvillim. Zhvillimi vazhdon dhe mendoj që tranzicioni do të vazhdojë, dhe vazhdon tek ne gjithashtu, tek ne gjithashtu ndryshohet nganjëherë sistemi zgjedhor. Jam francez, ju e dini që në Francë kemi patur disa reforma zgjedhore dhe jemi duke diskutuar. Në Francë ka disa parti që kërkojnë ndryshim të zgjedhjeve sepse konsiderojnë që sistemi i tanishëm nuk është i përshtatshëm", vijoi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)