Deputeti Redi Muçi ka akuzuar qeverinë shqiptare për heshtje lidhur me rastin e aktivistit shqiptar Baki Goxhaj, i cili sipas tij, po mbahet peng së bashku me dhjetëra aktivistë të tjerë gjatë një misioni humanitar drejt Gazës.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Muçi kërkoi që qeveria shqiptare të reagojë menjëherë dhe të thërrasë ambasadorin izraelit për sqarime.
“Baki Goxhaj është marrë peng së bashku me aktivistë të tjerë duke çuar ndihma humanitare në Gaza. Vende të tjera kanë reaguar, ndërsa ne heshtim”, deklaroi ai.
Deputeti shtoi se një shtetas shqiptar po mbahet në “kampe torturash”, ndërsa kritikoi kryeministrin Edi Rama për raportet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Muçi pyeti nëse qeveria po mbron interesat e shqiptarëve, duke kërkuar reagim institucional për rastin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)